Flash News

KRYESORE

OSHEE ndërpret energjinë në plazhin e Durrësit dhe Shkëmbit të Kavajës

OSHEE ndërpret energjinë në plazhin e Durrësit dhe

Disa zona në plazhin e Durrësit dhe Shkëmbit të Kavajës do të mbeten pak orë pa energji elektrike mesnatën e sotme.

Njoftimi është bërë nga OSHEE, pasi energjia do të ndërpritet për shkak të disa punimeve në rrjet.

“Në kuadër të rritjes së sigurisë se furnizimit me energji elektrike, Drejtoria e Tensionit të Lartë në OSHEE do të kryejë procesin e mirëmbajtjes në disa pajisje të NST Shkozet, Durrës. Punimet për zëvendësimin e pajisjeve do te kryhen natën, gjate orëve te para te datës 15 prill, e Diele, dhe janë marrë masat për të pasur një kufizim të energjisë elektrike në kohe sa më të shkurtër.

Gjatë fazës së punimeve energjia do të stakohet në orën 00:00 deri në orën 00:30 të datës 15 prill, dhe zonat që mbeten pa energji gjatë këtyre 30 minutave janë: Rruga Shëtitores Plazh, Shëtitorja Plazh, Blloku Udhëheqjes Plazh dhe Kavalishenca, Durrës. Punime do të ketë edhe në intervalin e kohës 00:00 deri në orën 03:00, dhe zonat që mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe janë: Blloku Udhëheqjes, plazh Durrës, fshati Shkallnur dhe Shkëmbi i Kavajës”, sqaron OSHEE.

 

Të fundit