Flash News

KRYESORE

OSHEE paralajmëron ndërprerje të energjisë në disa zona të Tiranës

OSHEE paralajmëron ndërprerje të energjisë në disa zona

Gjatë ditës së nesërme, në disa zona të Tiranës paralajmërohen ndërprerje të energjisë elektrike për shkak  të punimeve, të cilat do të kryhen në nënstacionin “Uzina Traktori”.

OSHEE njofton se ndërprerja e energjisë do të zgjasë rreth 4 orë dhe zonat e prekura do të jenë Kodra e Priftit si dhe një pjesë e Shkozës.

“Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin “Uzina Traktori”, në datën 12 Nëntor do të stakohet energjia në këtë n/stacion nga ora 09:00-13:00. Pa energji do të mbesin Kodra e Priftit, Shkozë pjesërisht”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Të fundit