Flash News

KRYESORE

OSHEE: Plani për sigurimin e furnizimit me energji gjatë ditëve të festave

Administratori i OSHEE, Adrian Çela është shprehur se për sigurimin e furnizimit me energji elektrike  gjatë ditëve të festave janë angazhuar në terren brigada pune me punonjës nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE në vend.

Çela tha se strukturat e kompanisë do të zbatojnë planin e masave që aplikohet në çdo periudhë kur pritet fluks ngarkese në rrjet. Në të gjitha rajonet e vendit janë vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit për të raportuar çdo defekt që do të ndodhë në zonat e tyre të banimit.

Drejtoritë rajonale të OSHEE janë pajisur me bazë materiale të domosdoshme si kabëll, izolatorë, përcjellës, të cilët do të shërbejnë për eliminimin sa më shpejt të çdo avarie që mund të ndodhë në rrjet.

“Kemi mbi 1500 punonjës në terren, të shpërndarë në grupe, çdo qytet  ka publikuar hartat dhe numrat e emergjencës, që janë në shërbim 24 orë për qytetet të ndryshme të vendit. Risi e këtij viti, është se që pas çdo telefonate që  do të vijë nga qytetarët për raportim defekti,  qytetari do të rimerret në telefon pasi t’i jetë zgjidhur problemi për konfirmim”, u shpreh Çela.

Të fundit