Flash News

KRYESORE

OSHEE rinis aksionet për prerjen e energjisë, i kërkon ndihmë policisë për arrestimet

OSHEE rinis aksionet për prerjen e energjisë, i kërkon

Rezultatet e dobëta në identifikimin dhe ndëshkimin e rasteve të lidhjeve të paligjshme e vjedhjes së energjisë elektrike kanë mbledhur bashkë drejtues të OSHEE dhe policisë në Fier për të koordinuar aksionin e radhës. Kështu do të nisin kontrollet dhe do të kryhet prerja e lidhjeve të paligjshme të energjisë, ndërsa policia thotë se nuk do të kursehen as punonjësit e OSHEE që fshehin rastet. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë në Fier pret bashkëpunimin e plotë të policisë për aksionin e prerjes së lidhjeve të paligjshme dhe vjedhjes së energjisë. Në një takim me drejtues të policisë, janë diskutuar masat që do të merren, ndërsa Drejtori i OSHEE për zonën e Fierit, Armando Zhukaj, është shprehur se ka rezultate të zbehta në këtë qark, ndaj dhe do të shtohen kontrollet për të goditur rastet e vjedhjes së energjisë.

“Menduam që të rifillojmë bashkëpunimin për kontrollin e territorit, të parandalojmë vjedhjen e energjisë por ndërkohë ti shërbëjmë dhe qytetarit të ndershëm që edhe ata të ndihen të vlerësuar për këtë punë që na kanë besuar.

Shefi i Komisariatit Fier, Artur Selimaj, gjithashtu ka pohuar mbështetjen e policisë për ti prerë rrugën vjedhjes dhe abuzimit me energjinë elektrike.”, tha Armando Zhukaj.

Selimaj theksoi se përpara përgjegjësisë do të vendosen jo vetëm vjedhësit e energjisë por edhe ata punonjës të OSHEE, të cilët fshehin rastet e vjedhjes:

“Përpos faktit që do të penalizohen qytetarët që do të gjenden me shkelje sepse e dini që është vepër penale, ne do penalizojmë edhe personat përgjegjës të cilët kanë shpërdoruar detyrën në këtë fushë.”

Vetëm për muajin shtator janë arrestuar 4 shtetas për abuzim me energjinë, ndërkohë me nisjen e këtij aksioni goditja ndaj shkelësve do të jetë më e fortë.

 

Të fundit