Flash News

KRYESORE

Osmani kundër Shengenit ballkanik: Do ta bind Ramën që të heqë dorë

Osmani kundër Shengenit ballkanik: Do ta bind Ramën që të

Një nga figurat kryesore të LDK-së, Vjosa Osmani, tha se do të bindë kryeministrin Edi Rama që të heqë dorë nga ideja e Shengenit ballkanik.

Sipas saj, Serbia e ka treguar se nuk e mban fjalën dhe se në fillim Shqipëria duhej që ta bisedonte këtë gjë me Kosovën, e më pas të shfaqte qëndrimin.

“Nuk e përkrahim një nismë të tillë si Shengeni ballkanik. Për mua nuk ka qenë e kuptueshme pse është mbajtur ai takim pa marrë pajtimin e shteteve të tjera.

Ne akoma nuk mund të lidhim marrëveshje me Serbinë pasi mund të nisin persona që të shkaktojnë tensione të Kosovë. Ne nuk kemi një dokument që është hartuar. Bëhet fjalë për 700 e ca pika .Ne nuk përtojmë t’i lexojë por nuk i kemi pasur. Serbia ka dëshmuar që nuk e mban fjalën. Merreni si shembull CEFTA-n. Akoma nuk i respekton.

Shqipëria së pari duhet të ulej me Kosovën dhe më pas. Kryeministri Edi Rama e ka marrë njëherë refuzimin tonë për këtë nismë, në vitin 2015-2016. Jam e hapur që ta dëgjoj zotin Rama dhe do ta bindim se është një nismë e gabuar.”, tha Osmani në emisionin “Opinion”.

Të fundit