Flash News

KRYESORE

Osvaldo: Në Romë do të më vrisnin; Prandeli uroj të ketë një karantinë të keqe

Osvaldo: Në Romë do të më vrisnin; Prandeli uroj të

“Në romë dikur ata do të më vrisnin”. Ky është zbulimi tronditës i Daniel Pablo Osvaldo, sulmuesi i Banfield, në lidhje me përvojën e tij në kryeqytetin italian. Argjentinasi kaloi dy vjetë me verdhë e kuqtë, ndërsa ka treguar për mikrofonin e TNT Sports atë që i ndodhi në Itali. “Një herë isha në një bar në Romë dhe ata pothuasje po më vrisnin. Pastaj unë pyeta Tottin dhe De Rosin nëse mund të më shoqëronin për të sqaruar gjëra, nuk jam budalla”, ka thënë Osvaldo.

Ajo që ka ndodhur mbetet mister, fakti është se sulmuesi i kërkoi ndihmë ish-kapitenit të “Giallorossi”, edhe pas largimit të tij. Sulmuesi nuk ka sqaruar se për çfarë episodi bëhej fjalë, por duket që ka përjetuar një situatë aspak të mirë gjatë karrierës së tij në Romë. Osvaldo ka rrëfyer edhe një episode tjetër, me mungesën e ftesës nga ish-trajneri i Itaisë Cesare Prandelli në finalet e botërorit të Brazilit. Edhe pse një argjentinas, Osvaldo kishte luajtur me fanellën e Italisë madje duke dhënë rezultate befasuese.

“Unë kisha bërë gjashtë ose shtatë gola në kualifikime, unë isha titullar dhe kisha fanellën me numrin 10, por ai më la jashtë sepse gazetat i thanë që isha argjentinase dhe dikush tjetër duhej të thirrej. Shpresoj që ai të ketë karantinë të keqe. Kur më thirri për të shkuar në Galatasaray unë i thashë që nuk do të pranoja as për 50 milion. E keqja ishte se zbulova se unë nuk isha thirrur për shkak të shkrimeve në gazeta. Në atë periudhë kalova shumë keq, isha sëmurë, qja. Doja të vdisja sepse e meritoja të shkoja në Brazil”, ka thënë Osvaldo.

 

Të fundit