Flash News

KRYESORE

Ozil martohet me aktoren turke, dëshmitar në dasmë presidenti Erdogan

Ozil martohet me aktoren turke, dëshmitar në dasmë presidenti
Pas pesë vitesh bashkë, futbollisti i njohur gjermano-turk, Mesut Ozil, dhe ish Mis Turqia, Amine Gulse u martuan ditën e djeshme. Ceremonia u zhvillua në Stamboll, buzë Bosforit dhe dasma ishte me motive tradicionale turke. I pranishëm ishte edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili qëndroi për gjysmë ore aty. Në mediet sociale Ozil ka bërë të ditur se do t’u mundësojë operacionet 1000 fëmijëve të sëmurë. Verën e kaluar Ozil ndezi debat në Gjermani, pas publikimit të një fotoje të tij e lojtarit tjetër, Ilkay Gundogan bashkë me Erdogan. Ai dha dorëheqjen nga kombëtarja gjermane pasi akuzoi se përjetoi për racizëm dhe mungesë respekti.

Të fundit