Flash News

KRYESORE

Ozilin e "mbysin" talentet, në janar gati huazimi në Itali?

Ozilin e "mbysin" talentet, në janar gati huazimi në Itali?

Mesut Ozil spekulohet që në merkaton e janarit të transferohet te Milani. Më saktë, bëhet fjalë për huazim.

Ish-mesfushori i kombëtares gjermane nuk është më i preferuari i trajnerit Unai Emery tek Arsenali. Duke parë ecurinë fantastike të talenteve londinezë, Ozil nuk ka më vend në ekip.

“Për momentin, Ozil është lojtar i yni. Kaq mund të them tani për tani”. Kjo deklaratë e trajnerit Emery tregon se Ozil është në muajt e fundit tek Arsenali.

Milani po mendon ta huazojë gjermanin me të drejtë blerjeje. Ozil mund të “ringjallet” duke luajtur pas sulmueve në “San Siro”.

Të fundit