Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
“Pa demokraci, PS do shuhet”/ Arben Malaj drejt krijimit të një partie: Nxis ndryshimin e kulturës politike në Shqipëri
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e krijimit të nje partie të re. I ftuar në emisionin ‘Tempora’, Malaj sqaroi se do donte të ndryshonte kulturën politike në Shqipëri, duke shtuar se do punonte me perkushtim per te.
“Nuk mund të them që dua ta krijoj, por dua ta nxis dhe të marr pjesë në ndryshimin e kulturës të së bërit politikë në Shqipëri. Jam tërhequr që nga viti 2005 dhe nuk kam qenë aktiv në politikë. Me shumë pastërti e mbështes, me përkushtim 24 orë”, deklaroi Malaj.
Një ditë më parë, në emisionin ‘5 pyetjet’, në Report TV, Malaj theksoi se PS ka probleme me demokracinë dhe nëse këto nuk zgjidhen, partia do të shkojë drejt shuarjes.
Te njejten thirrje e ai e beri edhe me daten 15 Janar, ne nje status ne 'Facebook', ku paralajmonte se lufta e brendshme po e demtonte PS-ne. "Ndalni prapaskenat dhe luften brenda llojit. Kerkohet bashke-pergjegjesi dhe bashkepunim dhe jo rivalitet absurd. Te dashur kolege nga mesazhet e drejtperdrejte apo te koduara duket se PS po rrezikohet te perfshihet ne nje lufte brenda llojit. Kjo demton rende kredibilitetin e saj publik dhe efikasitetin e saj ne qeverisje", shkruante Malaj.