Pa drita e ujë në barakë, Gjysmëhëna e Kuqe ndihmon familjen shqiptare

Një familje shqiptare në fshatin Pezë të Durrësit e dëmtuar rëndë nga tërmeti ka marrë ndihma nga Gjysmëhëna e Kuqe. Kryefamiljari Naim Hakrama tha se po kalojnë një moment të vështirë, ndërkohë që shqetësim i madh përbëjnë dy fëmijët, tre dhe gjashtë vjeç, të cilët si pasojë e tërmetit tani nuk po flasin më.

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë i erdhi në ndihmë familjes shqiptare në Qarkun e Durrësit e cila që nga tërmeti i shtatorit jeton në një barakë të ndërtuar me mundësitë e veta në kopshtin e shtëpisë së dëmtuar.

Si pasojë e dëmtimeve në banesë, tani familja ka probleme si me dritat, ashtu edhe me ujin e pijshëm.  Familja sërish pësoi tronditje pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, raporton Anadolu Agency.