Flash News

KRYESORE

"Pa flokë", modë por dhe mbizotërim

"Pa flokë", modë por dhe mbizotërim

Para disa kohësh, meshkujt tullacë "paragjykoheshin" dhe nuk ishin aspak tërheqës. Por gjërat kanë ndryshuar dhe studimi i ri pohon se meshkujt tullacë udhëheqin ligjet e joshjes.

Shumë meshkuj kanë filluar të kthehen në tullacë për të qenë sa më në modë dhe joshës siç studimi thekson. Pas eksperimenteve të ndryshme nga shkencëtarët, është dalë në përfundimin se të qenit tullac është e ndërlidhur me sundimin apo mbizotërimin.

Pra, femrat i shohin meshkujt tullacë si më të fortë dhe më sundues sesa ata me flokë të holla apo të gjata.

Megjithatë, meshkujt që mbajnë tërë kohës flokët e qethura, kanë dhe një të keqe: kjo i bën ata të duken rreth katër vite më të mëdhenj.

Sidoqoftë, kur është fjala për joshje seksuale, tullacët janë thuajse të pa rezistueshëm!

 

Të fundit