Flash News

KRYESORE

Pa "lojëra dhe ngacmime", Oriola Marashi poston foton me Eros Grezdën

Një nga çiftet më të komentuara të momentit janë modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda. Ndryshe nga çiftet e tjera shqiptare që përpiqen të jenë shumë diskret dhe "nuk e pranojnë kurrë lidhjen", dy të rinjtë nuk bënë këto "lojëra".

U treguan shumë praktikë dhe e pranuan dashurinë hapur. Pa deklarata dhe pa ngacmime, por me postime shumë të sinqerta, të kujdesshme.

Sot Oriola ka postuar një foto me Grezdën, ku pozojnë të dy të përqafuar, teksa ka vendosur mbi foto edhe një emoji engjëll.

Ndonëse fytyrën e futbollistit ajo ka zgjedhur të mbulojë me një emoji, pjesa e gojës e identifikon atë qartazi futbollistin.

Të fundit