Flash News

KRYESORE

Pa marrë ende detyrën, kryebashkiakia e quan Ramën ‘kampion’

Kryebashkiakia në pritje e Durrësit, Valbona Sako i ka thurur elozhe kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur ate ‘kampion’. Me rastin e 55-vjetorit, ajo ka postuar një foto te posaçme dedikuar kryeministrit në rrjetin social Facebook, ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen kampion”.

Sako pason në këtë detyrë Vangjush Dakon, i cili nuk u rikandidua pas katër mandateve nga PS, pas përgjimeve të Bild.

Në fund të votimeve, Sako mori rreth 20 mijë vota më pak se Dako në zgjedhjet e kaluara, ndërkohë që zyrtarisht pritet të ulet në karrigën e kryetares në fillim të muajit gusht.

Të fundit