Flash News

KRYESORE

“Pa marrëveshjen e 17 majit, niste lufta civile”

“Pa marrëveshjen e 17 majit, niste lufta civile”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shprehehet së nesë opozita nuk do të kishte bërë marrëveshjen e 17 majit me Edi Ramën, atëherë vendi do shkonte në luftë civile. Në emisionin ‘Temporta’ në Ora Neës, Alibeaj sqaroi se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë e drejtë themelore për një vend.

“Çështja e zgjedhjeve mbi të gjitha është një e drejtë themelore e qytetarëve shqiptarë. Politika duket që ka dështuar në garantimin e kushteve për tia garantuar ketë të drejtë. Marrëveshja ishte e gabuar? Në këndvështrime të ndryshme. Kërkesë e jona ishte fakti që ne kimin frikën, kishim prova me Dibrën. Nëse ne do të mbanim një qëndrim të fortë si dhe e mbajtëm para 17 majit këtu do të kishte luftë civile”, sqaroi Alibeaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha, të enjten deklaroi se ai kishte sugjeruar marrëveshjen me Ramën për të parë nëse do të organizojë zgjedhje të lira, që sipas tij nuk ndodhi.

Të fundit