Flash News

KRYESORE

Pa Neymar dhe Mbappe, PSG arrin të marrë fitoren e 5-të radhazi

Pa Neymar dhe Mbappe, PSG arrin të marrë fitoren e 5-të radhazi

Edhe pse në formacion mungonin dy futbollistët më të mirë, PSG ka rritur të çojë në shtëpi edhe 3-pikëshin e radhës, duke numëruar kështu pesë fitore rrjesht.

Ekipi i “Ligue 1” ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 skuadrën e Saint Etienne në Parc de Princes, ku parizienët dominuan lojën nga fillmi deri në fund.

Goli i parë u shënua në minutën e 22-të nga Julian Draxler, i cili shndërroi në gol një asist fantastik të Marco Verrattit, duke e kontrolluar topin me kokë dhe arriti ta dërgojë në rrjetë .

Ndërkohë, në pjesën dytë parizienët fituan një 11-metërsh me Edinson Cavanin dhe për të kompletuar fitoren e thellë të vendasve shënuan edhe Di Maria dhe Dyabi.

Pas kësaj fitoreje, ekipi i Thomas Tuchel ngjitet në kuotën e 15 pikëve, me 5 fitore në po kaq ndeshje.

Të fundit