Flash News

KRYESORE

Pa u certifikuar nga KQZ, Sako ia ‘merr stafetën’ kryebashkiakut Dako

Valbona Sako, ndonëse nuk është certifikuar ende si kryebashkiake nga KQZ-ja, duket e paduruar të nisë punën në Durrës. Duke folur si e para e qytetit, ajo falënderon turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë qytetin bregdetar.

“Së bashku do të rizbulojmë çdo ditë një plazh të Durrësit tonë fantastik. Jo vetëm për pushuesit Shqiptarë dhe ata që pasion kanë eksplorimin e vendeve të reja, ndonjëherë dhe të pashkelura shumë për shkak se natyra ka ditur si të na i "fshehë", por edhe për të huajt që vijnë në qytetin tonë për herë të parë. Të shumtë janë turistët nga vende të ndryshme sivjet që kanë zgjedhur të pushojnë në Durrës që nga dhe kjo na rrit përgjegjësinë për t'ju ofruar e zbuluar më të mirën e Durrësit”, shkruan Sako.

Ndërkohë që Dako nuk ka postuar asnjë njoftim për qytetin që prej datës 6 korrik. Siç pritej, Sako doli fituese në zgjedhjet e 30 qershorit, në mungesë të opozitës me 20 mijë vota më pak se paraardhësi i saj, Vangjush Dako.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit