Flash News

KRYESORE

Pa vizë, arrestohet turku në Portin e Durrësit, tentoi të korruptonte kontrollorin me 100 euro

Pa vizë, arrestohet turku në Portin e Durrësit, tentoi të

Një shtetas turk 32 vjeç përfundoi në prangat e policisë pasi tentoi të korruptonte kontrollorin në Portin e Durrësit. Në pranga përfundoi shtetasi Mursel Dagli, banues në Turqi.  “Dagli,  më datë 11.07.2017,  pasi është paraqitur në S.P.K.M. Durrës për të udhëtuar në Itali me tragetin e linjës Bari – Durrës,  në momentin e dhënies së pasaportës kontrollorit, ka tentuar ta korruptojë duke vendosur  në brendësi të pasaportës  shumën prej 100 €”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se shtetasi i lartpërmendur nuk kishte vizë për të kaluar në shtetin italian. Materialet i kaluan  Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar në nenet 244 dhe 297 të Kodit Penal.

Të fundit