Flash News

KRYESORE

Pa zyrtarizuar marrëveshjen me Bashën, aleati i PD niset për në SHBA

Pa zyrtarizuar ende marrëveshjen për të qenë në listën e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit, kreu i PR-së, Fatmir Mediu është nisur drejt SHBA-së.

Mediu ndodhet në Teksas dhe kanë qenë disa miq të tij që kanë publikuar foton pas një darke në hotelin “Omni Mandalay”.

“Shyqyr që dolëm nga çadra se u ngroh koha”, shkruan miku i Mediut mbi foton që është publikuar edhe në profilin e deputetit shqiptar.

Partitë e vogla kanë mbetur të pakënaqura me marrëveshjen Basha-Rama që përjashton mundësinë e koalicioneve, megjithatë, pritet që aleatët të bëhen shumë shpejtë pjesë e vendeve të sigurta në listën e PD.

Të fundit