Flash News

KRYESORE

‘Paaftësia e qeverisë ju mbylli qepenat’, Basha sulmon Ramën dhe tregon planin e PD për biznesin e vogël

‘Paaftësia e qeverisë ju mbylli qepenat’, Basha sulmon

Kryedemokrati Basha ka sulmuar kryeministrin Rama sa i takon menaxhimit të krizës së koronavirusit. Në një postim në Facebook Basha shkruan se për shkak të paaftësisë së qeverisë biznesi i vogël është në krizë e ka mbyllur qepenat.

Ai kujton planin e PD-së për këtë biznes dhe shkruan se shqiptarët e meritojnë një qeverisje të përgjegjshme.

Po ashtu kryedemokrati poston edhe disa foto nga bizneset që kanë ulur qepenat.

Reagimi i plotë

Paaftësia e qeverisë Rama për ti ardhur në ndihmë ekonomisë në këtë kohë krize të thellë, është vrastare për biznesin e vogël i cili punëson 70% të shqiptarëve. Ritmet e mbylljes së bizneve të vogla po rriten cdo muaj. Sot ato po ulin masivisht qepenat duke lënë pa punë mijëra familjarë prej taksave të larta, korrupsionit dhe tarifave të shumta të pushtetit lokal.

Plani ynë ekonomik ka në themel të tij mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëve. Një taksë e vetme sa 0.5% e xhiros, dhe do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale, për të luftuar informalitetin, për të rritur fitimin dhe për të nxitur punësimin. Karantinimi i çdo inspektoriati për 1 vit, deri në një reformë të vërtetë të standarteve europiane, do të zhdukë terrorin e bandave të inspektoriateve dhe do të rivendosë dinjitetin dhe lirinë e sipërmarrjess.

Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri që me përgjegjshmëri dhe seriozitet do ti kthejë frymëmarrjen ekonomisë sonë. #ditemetemira

Kujtojmë se sot është raportuar se se pandemia e COVID-19 ka mbyllur mijëra biznese. Sipas të dhënave të Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve në total janë 3,568 biznese me pakicë të veshjeve dhe 582 biznese të tregtimit me pakicë të këpucëve dhe artikujve prej lëkure. Ato zënë rreth 4% në totalin e ndërmarrjeve.

Të fundit