Flash News

KRYESORE

Pacientët me diabet të rrezikuar nga sëmundja e rëndë

Pacientët me diabet të rrezikuar nga sëmundja e rëndë

Një studim i bërë në për një periudhë 15-vjeçare ka treguar se pacientët me diabet janë dyfish të rrezikuar që të zhvillojnë katarakt krahasuar me personat e tjerë që nuk vuajnë nga kjo sëmundje, sidomos gratë.

Ky studim po ashtu ka zbuluar se pacientët në moshë të mesme janë 6 herë më të rrezikuar të kenë probleme me shikimin.

Katarakti ndryshe njihet si “perdja e syrit” është sëmundje që prek një pjesë të konsiderueshme të moshës së tretë. Ajo konsiston në trashjen progresive të lentes së syrit dhe është një nga shkaqet kryesore të humbjes së shikimit në botë. Një pacient me katarakt paraqet ulje graduale të shikimit, si dhe ulje të sensivitetit të kontrastit të ngjyrave, një shkallë të lehtë miopie, diplopi monookulare. Katarakti është një sëmundje e cila korrigjohet vetëm me kirurgji, e cila konsiston në heqjen e lensit dhe zëvendësimin me lente artificial. Nuk ekzistojnë medikamente të cilat ndalojnë avancimin e kataraktit apo zgjidhjen e tij.

Burimi: Daily Mail

Të fundit