Flash News

KRYESORE

Pacienti britanik pa HIV pas trajtimit të qelizave staminale

Pacienti britanik pa HIV pas trajtimit të qelizave staminale

Një pacient i Mbretërisë së Bashkuar me HIV Aids, i është nënshtruar një transplanti në qelizat burimore. Doktorët kanë raportuar se terapia e qelizave ka qenë një sukses, duke mos lënë asnjë gjurmë të HIV-it në organizmin e tij. Studiuesit thonë se është shumë herët të thuhet se pacienti është "i shëruar" nga HIV.

Ekspertët thonë se qasja nuk është praktike për trajtimin e shumicës së njerëzve me HIV, por një ditë mund të ndihmojë në gjetjen e një kurimi. Pacienti mashkull në Londër, të cilit nuk i është bërë me dije identiteti, u diagnostikua me HIV në vitin 2003 dhe Limfoma të avancuar Hodgkin në vitin 2012.

Ai kishte kimioterapinë për të trajtuar Limfomën Hodgkin dhe përveç kësaj, qelizat burimore u implementuan tek pacienti nga një dhurues rezistent ndaj HIV.

Studiuesit nga Universiteti i Kolegjit të Londrës, Kolegji Imperial në Londër, Universitetet e Kembrixhit dhe Oksfordit ishin të përfshirë të gjithë në këtë rast.

'Jo një anomali'

Kjo është hera e dytë që një pacient që trajtohet në këtë mënyrë ka përfunduar duke mos u detektuar më me HIV. Dhjetë vjet më parë, një tjetër pacient në Berlin bëri një transplant të palcës së eshtrave që e mori nga një dhurues me imunitet natyror ndaj virusit.

Timothy Brown, që thuhet se është personi i parë që "rrahu" HIV / Aids, kreu dy transplante dhe rrezatim total (radioterapi) për leuçeminë - një trajtim shumë më agresiv.

"Duke arritur këtë rezultat me një pacient të dytë, për të cilin është përdorur një qasje e ngjashme, kemi treguar se pacienti i Berlinit nuk ishte një anomali dhe se me të vërtetë ishin trajtimet ato që eliminuan HIV në këto dy njerëz", - tha Prof. Ravindra Gupta nga UCL.

Shpresë për një kurë?

Megjithëse gjetja është emocionuese, nuk ofron një trajtim të ri për miliona njerëz në mbarë botën që jetojnë me HIV. Terapia agresive u përdor kryesisht për trajtimin e kancerit të pacientit, jo të HIV-it. Terapitë e tanishme të HIV-it janë me të vërtetë efektive, që do të thotë që njerëzit me me këtë virus mund të jetojnë gjatë dhe shëndetshëm.

Por arsyeja që ky rast është kaq domethënës është se ajo mund të ndihmojë ekspertët të cilët janë duke kërkuar mënyra të reja për të trajtuar HIV dhe për të arritur një kurë.

Prof Eduardo Olavarria, gjithashtu i përfshirë në kërkimin, nga Imperial College London, tha se suksesi i transplantimit të qelizave staminale ofroi shpresë se strategji të reja mund të zhvilloheshin për të trajtuar virusin.

Por ai shtoi: "Trajtimi nuk është i përshtatshëm si një trajtim standard HIV për shkak të toksicitetit të kimioterapisë, i cili në këtë rast ishte i nevojshëm për të trajtuar limfomën".

Burimi: BBC

Të fundit