Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pacinetët, viktima, jo të fatit, por të mjekësisë së sëmurë që kemi…
Jo vetëm drejtorët e spitaleve, por edhe mjekët, infermieret e deri tek sanitaret e rojet kanë përgjegëjsi për gjendjen e mjeruar të spitaleve dhe shërbimit. Shpreshherë ata, me paaftësinë apo me dëshirën për të fituar para nga fatkeqësia e të tjerëve, i shtyjnë pacientët dhe të afërmit e tyre drejt veprimeve ekstreme. Rasti i Shkodrës është tipik i shpërdorimit të detyrës, kur mjeku, sado i aftë të jetë, nuk i firmos rekomandimin pacientes, sepse ajo nuk ka mundësi ta paguajë nën dorë. Nuk do mend që këtu bie era korrupsion… Nuk ka faj aspak qytetari që e sorollat mjeku, që nuk i jep rekomandim, që e detyron që me ato pak lekë që ka për të mbjatur fëmijët, të blejë ilaçe për të jetuar… Para se të gjykosh fatkeqin, le të gjykohet mjeku, t’i kërkohet llogari për veprimet dhe mosveprimet e tij.
Shpresa Kopliku është pacientja e kirurgut Besmir Grizhja. Mjeku u godit tri ditë më parë nga bashkëshorti i saj Ali Kopliku (sot është në kërkim), me pretendimin se nuk ka firmosur rekomandimin që gruaja e tij të marrë me rimbursim një ilaç të shtrenjtë. Dje, Shpresa Kopliku hodhi poshtë pretendimet e spitalit të Shkodrës, por edhe të vetë mjekut Grizhja, i cili një ditë më parë deklaroi se Aliu nuk ia blinte ilaçet gruas së tij dhe se ai e ka ndihmuar disa herë të sëmurën. Po pse mjeku i ka bërë nder të sëmurës? E ka për detyrë mjeku sepse e paguan shteti, pacientët, taksapaguesit? Apo do pagesë ekstra nga xhepi i shpuar i pacientëve?
Si në rastin e gjyqtarëve, prokurorëve, etj. edhe mjekët mbështesin njëri –tjetrin dhe denoncojnë dhunë, po kurrë ata nuk kanë denocuar kolegët për veprimet dhe mosveprimet e tyre tragjike që u kanë marrë jetën pacientëve. Jo më larg në Elbasan, nga pakujdesia, paaftësia e mjekes e neglizhenca e spitalit humi jetën një vajzë e re. Po ashtu ndodhi në Tiranë, kudo. A protestuan kolegët për paaftësinë e kolegut të tyre? Apo u gjet justifikimi, “sëmundje e rrallë”, “e fshehur”?!
Rrëfimi i Shpresa Koplikut është rrënqethës: “Kam 5 muaj që më trajton kirurgu Besmir Grizhja. Kam qenë shumë keq. Kam shkuar edhe në Tiranë, por atje më thanë se “e ke mjekun në Shkodër”, ndaj dhe erdha këtu. Unë kam vënë protezë dhe më ka rënë trombozë. Është një ilaç që unë e marr me rimbursim. Marr rekomandim te mjekja e lagjes dhe kirurgu që më ka trajtuar. Kam tre muaj që këtë ilaç nuk e marr më, por e blej. Kam faturat dhe letrat e doktorëve të Tiranës që këtë ilaç prej tre muajsh e blej. Vetëm një kokërr bën 350 lekë të rinj. Unë kam vetëm 78 mijë lekë të vjetër KEMP, burrin invalid, edhe ai me KEMP, ndërsa kam dy fëmijë, një 5 vjeç dhe një 4 vjeç. Unë nuk i kam kërkuar asgjë kirurgut. Nuk i ka bërë askush presion asnjëherë. I kam kërkuar që të plotësojë rekomandimin siç e kërkon Tirana në mënyrë që të marr ilaçin me rimbursim, por ai nuk e ka bërë këtë gjë prej tre muajsh. Ai është kirurg dhe duhet ta dijë. Nuk më ka dhënë asnjë arsye se përse nuk e firmos rekomandimin. Unë jam kthyer nga Tirana dy herë vetëm prej tij, vetëm se nuk e plotëson këtë rekomandim. Te Ministria e Shëndetësisë dhe në QSUT jam ankuar sepse jam kthyer mbrapsht dy herë për faj të kirurgut Grizhja”.
Njerëzve u ka ardhur shpirti në majë të hudës nga kjo kategori mjekësh apo nëpunësisht abuzues, që sorollatin me muj e vite të tërë qytetarët e këtij vendi, vetëm e vetëm se duan të përfitojnë padrejtësisht nga xhepi i tyre i varfër…
Kjo është shëndetësia e Ramës, e Beqjes e kompani, që zor s’e bëhet një ditë… Fakirët e pacinetët fatkeqë do të jenë gjithmonë viktima, jo të fatit, por të mjekësisë që s’e kemi… ashtu si duhet!

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38