Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Pacolli-Mogherinit: Liberalizimi i vizave është hap vendimtar për kosovarët
“Liberalizimi i vizave për Kosovën është hapi vendimtar, që duhet kryer tani sepse ndikon fuqishëm në perspektivën e të rinjve kosovarë, që janë të edukuar mirë, me mendje të hapur dhe për një Kosovë me frymë të re evropiane”, deklaroi të premten në Bruksel ministri i jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli gjatë takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
Nga ana e saj, përfaqësuesja e Lartë e BE-së-së, Mogherini, ka ndarë të njëjtin vlerësim për rininë dhe shoqërinë kosovare, duke theksuar se viti i dytë i mandatit të këtij komisioni do të jetë vendimtar për integrimin evropian të rajonit, të Kosovës dhe pse jo për çështjen e liberalizimit të vizave në veçanti.
Në vazhdim të takimit u diskutua edhe për fazën e re të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, raporton KosovaPress.
Në lidhje me këtë çështje Pacolli ka rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për dialog, duke e konsideruar se është shumë e rëndësishme që të ketë një afat kohor. Ndërsa Mogherini ka kërkuar zotim nga pala kosovare për implementimin e marrëveshjeve të arritura deri tani.
Perspektiva e përgjithshme evropiane e Kosovës dhe vendeve të rajonit; përmbushja e reformave të brendshme të vendeve, që synojnë anëtarësimin; fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal si ai i Procesit të Berlinit kanë qenë tema të tjera të zhvilluara në kuadër të këtij takimi.
Vizita e ministrit Pacolli në Bruksel është e para që kur ai pranoi detyrën e tij zyrtare. Gjatë qëndrimit në Bruksel ai ka takuar edhe përfaqësuesit e tjerë të lartë të BE-së nga Parlamenti Evropian, Komisioni, si dhe u prit në selinë qendrore të NATO-s nga zëvendës-Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller.