Flash News

KRYESORE

“Padi tjetër nëse s’ka reflektim”, Veliaj i përgjigjet Metës: Graj gamorin tat!

“Padi tjetër nëse s’ka reflektim”, Veliaj i

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit shprehur kritikat për vendimin e fundit të publikuar në Fletoren Zyrtare, mbi kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar, Bashkisë së Tiranës.

Meta paralajmëroi po ashtu se “nëse nuk ka reflektim, do ngrihet padi tjetër në Gjykatën Kushtetuese”.

Veliaj me një status në rrjetet sociale ka preferuar t’i përgjigjet përmes një shprehje tiranase.

“Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!”, shkruan Veliaj.

Të fundit