Flash News

KRYESORE

Padia e Ballës, prokuroria kërkon pushimin e çështjes ndaj Bashës

Padia e Ballës, prokuroria kërkon pushimin e çështjes ndaj

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot nga gjykata që të pushojë e çështjen për shpifje të ngritur mbi padinë e Taulant Ballës, kreu i Grupit Parlamentar të PS, ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Balla ka kërkuar dënimin e Bashës, ndërsa mbrojtësit e këtij të fundit kanë kërkuar pafajësi.

Sipas ‘Birn’, prokurori Agron Gjana u shpreh se nga hetimi është konkluduar se nga ana e Bashës “nuk janë konsumuar të gjithë elementët e veprës penale për të cilën e ka denoncuar Balla” dhe se për këtë arsye duhet të pushohet çështja.

Padia e Ballës ndaj Bashës lidhet me deklaratat e këtij të fundit qershorin e vitit të kaluar për një automjet tip “Toyota Yaris” që do të mbërinte nga Gjermania, në të cilin gjendej një sasi e madhe parash të përfituara nga aktivitete kiminale.

Ai u drejtua nga grupi i deputetëve të Partisë Socialiste duke u shprehur se garantues ishte njëri prej tyre. Pak ditë më vonë, në qershorin  vitit të kaluar, në portin e Durrësit u zbulua autovetura tip “Toyota Yaris”ku ishin fshehur 3.4 milionë euro, por që ishte nisur nga Belgjika.

Të fundit