Flash News

KRYESORE

Padia e policisë së Elbasanit kundër Boçit, ironizon akuzat deputeti i PD

Pas padisë së ngritur nga Policia e Elbasanit kundër deputetit të PD, Luçiano Boçi lidhur me protestën për shkollën në Mengël, ka ardhur edhe reagimi i Boçit.

Përmes një statusi në “Facebook”, deputeti ka ironizuar katër akuzat e policisë duke thënë se janë akuza të ngritura nga “banda” politike e policisë në Elbasan.

Postimi i Boçit:

Katër akuza që “banda” politike e policisë në Elbasan ka ngritur ndaj meje, për protestën e Mengëlit:

- Kanosje me armë ndaj një oficeri policie që ky i fundit të mbyllte çështjen e një përdhunuesi.

- Përdorimi i Toyota Yaris për sjelljen e miliona Eurove drogë.

- Mbjellje hashashi dhe mbrojtje politike për laboratorin e kokainës në Xibrakë ngjit me Mengëlin.

- Urdhërimin politik të tërheqjes zvarrë të fëmijëve dhe dhunë mbi gratë e pambrojtura në Mengël.

Me fakte ore!!!

Bravo çuna!!!

Puuuuuu çfarë krimineli!????

E pastaj themi ne që s’kemi “shtet”!???

Rroftë Dovleti!!!

Të fundit