Flash News

KRYESORE

Padia ndaj Peter Tiede, Basha: Rama punësoi avokatin e miliarderëve me para droge

Padia ndaj Peter Tiede,  Basha: Rama punësoi avokatin e miliarderëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar vendimin e Edi Ramës, që paditi gazetarin Peter Tiede. Basha thotë se Rama kërkon të mbajë pushtetin e tij autokratik me çdo çmim, duke punësuar një ndër avokatët më të shtrenjtë, i cili merr 13 euro për minutë.

“Sot Edi Rama ka punësuar nj avokat të njohur kundër gazetarit të gazetës Bild, Petër Tiede. Tarifa e tij është 13 euro për minutë dhe ka klientë miliarderë, mbretër dhe sulltanë. Tani në liste është edhe Edi Rama, një nga njerëzit me te pasur te Ballkanit. Ka 21 vjet qe grabit Shqipërinë dhe 6 vitet e fundit ka zhvatur qindra miliona eurove. Ka përfituar edhe nga trafiku i drogës dhe po përpiqet të bëjë çdo gjë vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin”, deklaroi Basha.

Sipas Ramës, gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. “E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, argumentoi ai.

Të fundit