Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Padia në Gjykatë, Zheji-Rea Xhillarit: Xhaxhi Edi kërkon të na përdorë të dyve
Gazetari Artur Zheji ka reaguar pas vendimit të Rea Xhillarit, thjeshtra e kryeministrit Edi Rama, për ta paditur në Gjykatë për ‘shpifje’. Xhillari pretendon se Zheji ka sajuar lajmin për bashkëjetesën e saj me Gent Cakajn, ministër i Jashtëm në detyrë, por gazetari e mohon diçka të tillë.
Në reagimin e publikuar në ‘360 gradë.al’, Zheji shton dyshimet se është kryeministri Edi Rama që po e shtyn përpara padinë e Xhillarit.
“S’di ç’të them më tepër, në planin personal, por adresimi te unë është krejt i gabuar. Një këshillë, meqë më ke përmendur edhe moshën, ndoshta e kam gabim edhe këtë, se e lexova me shumë shpejtësi këtë lajm, në portale gjithashtu, vepro si ta mendosh TI, më mirë. TI, personalisht, sepse “rastësisht”, unë, me fare pak të tjerë, kemi mbetur të fundmit gazetarë opozitarë në këtë vend dhe ky adresim i yti ndaj meje, bëhet sa hap e mbyll sytë, një adresim politik që xhaxhi Edi, njëkohësisht edhe kryeministri, mund ta ketë shtyrë përpara. Në shpërthimet e tija emocionale tashmë të famshme si në Kuvend, ashtu dhe ku të mundet”, shkruan ndër të tjera Zheji.
Artur Zheji pretendon se është kryeministri Rama që po përpiqet ta përdorë këtë çështje.
“Por shoh përtej mjergullës dhe me trishtim të thellë, se xhaxhi Edi, kërkon të na përdorë të dyve, në një gërshetim të panatyrshëm, ku ti je “viktima” dhe unë xhelati, dhe kjo është e pafalshme, të paktën në Perëndim…”, shkruan gazetari.
Rea Xhillari ka depozituar në Gjykatë padinë për shpifje ndaj Zhejit dhe shtatë portaleve shqiptare.