Flash News

KRYESORE

Padia në Kushtetuese, Ademi: Jam shantazhuar nga Sandër Lleshaj dhe Denar Biba

Padia në Kushtetuese, Ademi: Jam shantazhuar nga Sandër Lleshaj dhe

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi e ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” tha se të gjithë betejën e saj politike e ka bërë në përputhje të plotë me ligjin. Ademi deklaron se ka marrë kërcënime nga Denar Biba, kryeministri Edi Rama dhe drejtues të Policisë pa dhënë detaje, por la të kuptohet se përfaqësuesve të mazhorancës nuk u ka pëlqyer padia që ajo bëri në Kushtetuese për procesin e 30 qershorit.

“Duke qenë kryetare e Shkodrës, do vazhdoj të veproj në emër të legjitimitet. Nuk është çështje force. Ne do të përdorim instrumente demokratike. Fakti që ne jemi duke iu drejtuar gjykatave, tregon se ne duam rrugën demokratike. Më kanë shantazhuar Denar Biba, Sandër Lleshi, kryeministri, drejtues të Policisë së Shtetit. kanë thënë që kryetarët e bashkive të guxojnë të bëjnë këtë e atë”, deklaroi Ademi,

Ajo tha se Shqipëria sot është si në vitin 1913, madje më keq se kaq, pasi një njeri ka kapur të gjitha pushtetet. “Pushteti lokal në tërësi është i dobët. Pushteti lokal megjithatë ka rëndësine vet. Ndërkombëtarët duhet të na japin një drejtim ndryshe. Ne po na shkelet sovraniteti. Sistemi është shkatërruar , është shkatërruar sistemi zgjedhor, parlamenti dhe realisht jemi ndoshta më keq se 1913, pasi nuk ka Prokurori, s’ka gjykata, nuk ka asgjë. Edhe akademia e Shkencave është kapur nga pushteti. Edhe emigracioni ka arritur kulmin. Unë mendoj se do të ketë dritë në fund të tunelit e do ketë zgjidhje mendoj”, pohoi Ademi.

Të fundit