Flash News

KRYESORE

Padia për privatizimin e CEZ, gjykata e Tiranës vendos pushimin e çështjes

Padia për privatizimin e CEZ, gjykata e Tiranës vendos pushimin e

Gjykata e Tiranës ka vendosur pushimin e çështjes së famshme CEZ që zgjati prej ca vitesh.

News 24 raporton se vendimi u firmos nga gjykatësi Lazër Sallaku.

Sipas Gjykatës, privatizmi i OSSH nga çekët, s’përbën vepër penale.

Për çështjen CEZ u ngrit komision hetimor parlamentar pasi procedura e privatizimit u konsiderua korruptive. Ndër personat e pyetur për çështjen ishte edhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.

Kujtojmë se ishte gjyqtari Lazër Sallaku, i cili më herët pushoi çështjen edhe ndaj kreut të PD Lulzim Basha për lobimin rus.

Më 27 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë vendosi t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës për shpallje të mos-kompetencës për gjykimin e dosjes “CEZ”, ndërsa kërkoi që kjo çështje t’i kalohet për gjykim SPAK-ut.

Të fundit