Flash News

KRYESORE

Padia për shpifje, Berisha-Balla përballen në Gjykatën e Posaçme

Padia për shpifje, Berisha-Balla përballen në Gjykatën e

Përplasja gjyqësore, mes djalit të ish kryeministrit Sali Berisha dhe  kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, vijon në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Sot do të shqyrtohet kallëzimi i Shkëlzen Berishës ndaj socialistit Balla, me akuzën për shpifje.

Çështja është në kompetencat e Gjykatës së Posaçme të Apelit për shkak të statusit që mban si deputet  Taulant Balla.

Paraprakisht, Gjykata e Tiranës  ka hedhur poshtë padinë për shpifje që Shkëlzen Berisha ngriti ndaj kryetarit te grupit parlametar të PS-së, Taulant Ballës.

Sipas Gjykatës, Berisha nuk paraqiti prova te mjaftueshme për të provuar shpifjet. Tashmë pritet verdikti i Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Të fundit