Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka paditur në Prokurorinë e Përgjithshme kryeministrin Edi Rama dhe dy ministret e tij, Lindita Nikolla dhe Ogerta Manastirliu.
Ka qenë deputetja Albana Vokshi dhe Bardh Spahia, ata të cilët kanë dorëzuar sot në Prokurori një padi penale ndaj zyrtarëve të lartë, lidhur me skandalin e të dhënave personale që u janë kërkuar prindërve, përmes nxënësve të shkollave dhe personelit shendetësor në institucionet mjekësore.
Vokshi ka deklaruar se marrja e paligjshme e të dhënave personale të prindërve dhe pacientëve bëhen për tu përdorur më pas për qëllime elektorale gjatë fushatës së zgjedhjeve të 2019-ës.
Më herët, Vokshi tha se formulari i shpërndarë me urdhër të Lindita Nikollës dhe Ogerta Manastirliut është antikushtetues dhe kundër ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Mes të tjerash PD i bëri thirrje qytetarëve që mos të bien pre e këtyre provokimeve pasi të dhënat e tyre do të përdoren për shantazhe dhe blerje vote.
Deklarata e deputetes Albana Vokshi:
Bashkë me kolegun tim Bardh Spahia në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike sapo regjistruam një kallëzim penal kundër kryeministrit Edi Rama, Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Lindita Nikolla, si dhe ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu për marrjen, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale të prindërve të të gjithë nxënësve të gjitha shkollave, si dhe për ndërhyrjen në kartelat mjekësore të pacientëve, të cilët vizitohen në të gjitha qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.
Informacioni i kërkuar; emër, mbiemër, numri i kartës së identifikimit, adresa e e-mailit, sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, konsiderohen të dhëna të mbrojtura me ligj. Ndaj edhe urdhri i Edi Ramës për të marrë këto të dhëna personale të cilat përbëjnë më shumë se 70% të të gjithë qytetarëve të të gjithë Shqipërisë është një shkelje ligjore dhe është një veprim antikushtetues. Neni 35 i Kushtetutës e përcakton qartë se këto të dhëna të cilat bëjnë identifikimin e qytetarëve konsiderohen të mbrojtura me Kushtetutë dhe me ligj.
Jo vetëm kaq por duke grumbulluar të dhëna personale Edi Rama hedh në kosh të plehrave edhe një prej rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Pasi OBSE/ODIHR-i e ka bërë shumë të qartë që i duhet dhënë fund abuzimit me burimet shtetërore. Në këtë kontekst, Edi Rama ka përdorur administratën shtetërore dhe burimet shtetërore për të kryer një veprim të paligjshëm sikurse është edhe marrja e të dhënave të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka asgjë ndryshe nga vendimi i para ca kohësh i Edi Ramës për të marrë të gjitha IMEIT e numrave të telefonit për të bërë skanimin e të gjithë shqiptarëve.
Duke qenë në kushtet që Gjykata Kushtetuese është jo funksionale, po ashtu edhe Gjykata e Lartë, Prokuroria pavarësisht se është nën ndikimin e Edi Ramës, është institucioni i vetëm të cilit mund t’i drejtohet opozita për të ngritur zërin dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë.
Pyetje: Ka pasur reagime si nga Ministria e Arsimit dhe nga Ministria e Shëndetësisë duke deklaruar se kanë anuluar urdhrin për mbledhjen e numrit të identifikimit?
Vokshi: Në fakt është e shpjeguar qartë edhe në kallëzimin që ne kemi bërë, edhe deklaratat e dy ministreve, ministres Nikolla dhe Manastirliu, vërtetojnë qartë paligjshmërinë e aktit të tyre pasi ministrja Nikolla u tërhoq me deklaratën e saj nga numri i kartës së identitetit dhe pavarësisht se Manastirliu nuk u tërhoq në deklaratën publike, por në informacionin tone, dje janë marrë në telefon të gjitha qendrat dhe Drejtoritë Shëndetësore për të ndërprerë numrin e kartës së identitetit. Jo vetëm që është i paligjshëm, por është edhe mashtrim publik pasi për të komunikuar me prindërit siç pretendonte ministrja Nikolla, nuk ka nevojë për kartë identiteti dhe as për numër celulari apo adresë email të të dy prindërve.
Ne jemi prindër dhe e dimë që ka shumë forma të tjera komunikimi edhe më efiçentë prindër-mësues, por nga ana tjetër edhe ministrja e Shëndetësisë jo vetëm ka ndërhyrë duke i dhënë urdhër për të hyrë në kartelat personale të pacientëve që ka të dhëna sensitive, që ka ligje që mbrojtje këto të dhëna dhe shëndetësore, pork a kërkuar në të njëjtën kohë edhe të dhënat e të gjithë personelit shëndetësor në të gjitha institucionet shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.
Nëse bëhet për komunikim më të mirë me pacientët ky është mashtrim sepse tashmë ekziston regjistri i pacientëve te fondi i Sigurimit të detyrueshëm Shëndetësor, atëherë për çfarë i duhen të dhënat e personelit?! Të gjitha të dhënat, edhe e-malet që janë dërguar me urdhër dhe me porosi nga kabineti i kryeministrit, na bëjnë të mendojmë që është ideatori është Edi Rama i gjithë kësaj skeme. Ai po ushtron detyrën e tij si kryeministër duke e shpërdoruar atë për të marrë të dhëna personale për të bërë identifikimin e zgjedhësve për çdo qendër votimi, për ta përdorur për arsye elektorale të Partisë Socialiste në të gjitha zgjedhjet e ardhshme. Pra qëllimi i vetëm është abuzimi me postin dhe funksionin e kryeministrit dhe dy ministreve si dhe gjithë atij personeli që po detyrohet që ta ushtrojë këtë presion nga lart, vetëm për arsye zgjedhore dhe elektorale. Ndaj edhe në kallëzimin penal ne kemi kërkuar jo vetëm fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit politik për arsye elektorale dhe zgjedhore por kemi kërkuar në të njëjtën kohë edhe pezullimin të të gjithë funksionarëve të kryeministrit dhe të dy ministreve për arsye se ato mund të prishin provat e hetimit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38