Flash News

KRYESORE

Paditi Arta Markun, Besim Hajdarmataj kërkon përjashtimin e gjyqtarit të çështjes

Paditi Arta Markun, Besim Hajdarmataj kërkon përjashtimin e gjyqtarit

Pak ditë pasi paditi kryeprokuroren e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, prokurori Besim Hajdarmataj ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit të çështjes, Avni Sejdiu.

Ai e ka depozituar këtë padi disa ditë më parë, pasi pretendon se gjyqtari ka ndryshuar orën e seancës, pa e njoftuar më parë atë. Për këtë, ai ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit, që po shqyrton padinë e ngritur ndaj Arta Markut, pasi kjo e fundit e transferoi në Pogradec.

Përplasja mes tyre dhe nëntë prokurorëve të tjerë nisi për shkak se refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar çështjen ‘Shullazi’ pas largimit të Elisabeta Imerajt dhe dhe Eneid Nakucit.

Pas përplasjes, Marku e transferoi Hajdarmataj në Pogradec, ndërsa ky i fundit ngriti padi penale ndaj saj.

Të fundit