Flash News

KRYESORE

Paga e “luftës dy”, sot jepet për 39 mijë aplikues. Përfitojnë dhe të skualifikuarit nga paketa e parë

Paga e “luftës dy”, sot jepet për 39 mijë aplikues.

Dy dië pas hapjes së aplikimeve në Drejtorinë e Tatimeve, kanë aplikuar 43 mijë punonjës dhe 18 mijë biznese për të përfituar pagën 40 mijë lekë të ofruar nga shteti për shkak të situatës nga koronavirusi. Deilna Ibrahimaj, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve u shpreh se të paktën 39 mijë aplikues do të marrin pagën sot ose nesër.

“Kanë ardhur 24 mijë nipte për më shumë se 40 mijë të punësuar. Rreth 39 mijë janë miratuar dhe do të paguhen brenda ditës së sotme dhe të nesërme. Procesi i paketës së dytë është ndryshe nga procesi i parë. Për  shumicën e rasteve nuk ka nevojë për verifikim nga administrata tatimore dhe do të procesohet automatikisht”, Ibrahimaj ndërsa shtoi se skualifikuarit nga paketa e parë do të përfitojnë nga paketa e dytë.

“Rreth 35 mijë subjekte që u është refuzuar kërkesa për pagë lufte në paketën e parë, mbi 16 mijë prej tyre kanë analizuar dhe janë përfitues të paketës së dytë. Kemi konstatuar që aktiviteti që ushtron subjekti dhe kodi ACE në shumë raste nuk përkojnë ose janë jo mirë të specifikuara. U bëj thirrje të gjithë subjekteve që u është refuzuar paga e luftës për këtë arsye të shkojnë pranë sporteleve të QKB dhe të ndërrojnë kodin ACE. Të gjithë subjektet që janë persona fizikë mund të aplikojnë online te e-Albania”, tha Ibrahimaj.

 

Të fundit