Flash News

KRYESORE

Paga e luftës, zëvendësministrja e Financave: Po verifikojmë refuzimet

Paga e luftës, zëvendësministrja e Financave: Po verifikojmë

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi shprehet se po verifikohen të gjithë bizneset dhe individët që u është refuzuar paga e luftës. “Siç është thënë që në fillim kanë qenë rreth 30 mijë biznese, rreth 60 mijë të punësuar që kanë qenë përfitues së pagës së luftës.  Aktualisht sipas të dhënave më të fundit janë miratuar aplikimet për 55 mijë punonjës. Pra jemi pothuajse në përfundim të paketës së parë dhe rreth 52 mijë janë dorëzuar për të kryer pagesën te thesari.

Ka pasur shumë aplikime, ka pasur aplikime përtej parashikimeve. Administrata tatimore ka filluar rishikimin e të gjitha refuzimeve. Pra të gjitha kërkesat që janë refuzuar por rishikohen edhe njëherë, për të bërë edhe njëherë verifikimet nëse ka ndonjë mundësi që përsëri të jetë bërë ndonjë gabim dhe ai subjekti i refuzuar të jetë përfitues. Pra këtë verifikim është duke e kryer dhe në një periudhë të shpejtë besoj se de e përfundojë për ta përmbyllur paketën e parë dhe për të filluar te paketa e dytë”, tha ajo në “Ora Neës”.

Ndërkohë, sipas Belinda Ikonomit, bniznesi do të njoftohet me një email për mënyrën se si do të aplikohë për përfitimin nga paketa e dytë financiare. “Me paketën e dytë janë rreth 54800 biznese dhe rreth 176 mijë punonjës që do jenë përfitues. Me paketën e dytë ditën e sotme të gjitha subjektet që janë përfituese do ti vijë një njoftim me email nga sistemi tatimor. Aty do të njihen me të gjitha procedurat për të përfituar nga paketa e dytë. Do jetë formulari përkatës. Procedura është e thjeshtë. Ndërkohë nga ana tjetër një thirrje për të gjithë këto biznese që nuk i ka shkuar ky email kanë të drejtë të ankohen dhe strukturuat tatimore duhet patjetër të bëjnë verifikimet e duhura për të parë arsyen pse nuk i ka shkuar email”, u shpreh ajo.

Të fundit