Flash News

KRYESORE

“Paga juaj u kreditua!”, pedagogët refuzojnë pagesat: Jo nga tarifat e studentëve!

Ashtu siç lajmëroi Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, pagat e pedagogëve të Universitetit të Tiranës, pasi ata kërcënuan me protestë, kanë kaluar në llogaritë e tyre. Mirëpo, pedagogët të gjithë njëherazi kanë reaguar duke refuzuar pagën. Ata shprehen se refuzojnë pagën që u vjen nga studentët e tyre.  

 I pari që reagoi është profesori Romeo Hanxhari. “Une si pedagog i UT e refuzoj pagen nese ajo me vjen nga tarifat e studenteve te mi!

E patolerueshne!

Ne jemi Universitet Publik. Pagen duhet te na e paguaje Qeveria e ketij shteti. Por Qeveria jep vetem 9 paga, dhe jo 12 te tilla. Dhe thote “3 pagat e tjera merrini nga tarifat e studimeve te studenteve”. Eshte njesoj sikur t’u thuash mjekeve te sistemit publik “3 paga merrini nga tarifat e pacienteve”. Kjo eshte antikushtetuese. Une refuzoj pagen dhe protestoj!”, shkruan Hanxhari.

Po ashtu dhe profesorë të tjerë të Universitetit të Tiranës si; Genta Skura dhe Edona Haklaj kanë refuzuar pagat e studentëve të tyre.

 

Të fundit