Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
“Pagesat e qirave”, Bardhi i përgjigjet Ramës: Lëre opozitën, “sakrifiko” oligarkët
Gazment Bardhi replikoi në rrjetet sociale me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me pagesat e qirave nga biznesi i vogël në situatën e karantinës. Bardhi shprehet se “Edi Rama u kërkon saktificë vetëm qytetarëve të zakonshëm. Qytetarët nuk mund të mbajnë më gjatë barrën e taksës së korrupsionit që qeveritarët kanë futur në xhep. Taksa e korrupsionit i ka marrë peng dhe i detyron të mos anullojnë koncesionet dhe PPP”.
Ndërkohë, Gazmend Bardhi shton më tej se Rama duhet të lërë sulmet ndaj opozitës, dhe të “sakrifikojë” 260 milionë euro koncensione e tendera. Në vend që të sulmojë opozitën që po qendron në krah të qytetarëve në nevojë: Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 120 milion euro që ka parashikuar të japë për 12 koncesione dhe jo bukën e mijëra familjeve shqiptare;
Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 40 milion euro që ka parashikuar për shpenzimet operative të Qeverisë dhe jo të lërë fëmijë pa bukë; Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 100 milion euro tendera luksi e të panevojshme dhe jo të fusë në borxh shqiptarët me njëri tjetrin. Përgjegjësia e Qeverisë është që barrën e pamundësisë së mijëra qytetarëve të mos ua kalojë mijëra qytetarëve të tjerë, që janë po në kushtet e mbijetesës. Barra duhet t’u kalojë qeveritarëve të korruptuar dhe oligarkëve që hanë milionat e shqiptarëve! Anullo koncesionet dhe PPP! Lëri fjalët boshe në facebook”, shkruan Bardhi.
https://www.facebook.com/1524054689/posts/10222035088175960/?d=n