Flash News

KRYESORE

Pagoi parkingun me sms, policia bashkiake e Veliajt, gjobë qytetarit, ja denoncimi ...

Një qytetar ka postuar te faqja në FB, “Nisma Thurje” një denoncim të tijin për Policinë Bashkiake. Ai pretendon se kishte parkuar makinën në një parking me pagesë të Bashkisë për një orar të caktuar, ndërsa pa kaluar as një minutë nga kufiri i orarit është gjobitur.

£ali €ristat e Bashkisë janë bërë të papërmbajtshëm o Nisma.

Preva një biletë parkimi me sms dhe e kisha të paguar deri në 9:30 kohën e parkimit, siç e shikoni tek sms.

Shkoj të marr makinën përpara skadimit dhe shikoj një gjobë 2.000 Lekshe për parkim. Ora e gjobës ishte vënë fiks 9:30. Imagjinoni ca grabitje. Pa pikën e turpit.

Çeta e £ali €rit janë hajdutë të paskrupullt. Mirë që kanë vendosur parkim me lekë në çdo cep po edhe na vjedhin hapur fare.

Ku na ra ne kjo rracë grabitësish. E tmerrshne çfarë fati..”

Të fundit