Flash News

KRYESORE

“Paguhemi shumë”, mbi 500 doktorë protestë në Kanada

“Paguhemi shumë”, mbi 500 doktorë protestë në

Më shumë se 500 mjekë dhe banorë në Kanada, si dhe mbi 150 studentë të mjekësisë, kanë nënshkruar një letër publike kundër rritjes së pagave të tyre. Ata thonë se ndihen të ofenduar që do të kenë një rritje rroge kur infermieret dhe pacientët po luftojnë me kushte të vështira pune.

“Ne, mjekët e Quebecit që besojmë në një sistem të fortë publik, kundërshtojmë rritjen e pagave të fundit të negociuara nga federatat tona mjekësore Këto rritje janë më tronditëse sepse infermierët tanë, nëpunësit dhe profesionistët e tjerë, përballen me kushte shumë të vështira pune, ndërsa pacientët tanë jetojnë me mungesën e qasjes në shërbimet e kërkuara për shkak të shkurtimeve drastike të viteve të fundit dhe centralizimit të pushtetit në Ministrinë e Shëndeti. E vetmja gjë që duket të jetë imune ndaj shkurtimeve është shpërblimi ynë,” shkruhet në letren që u botua më 25 shkurt.

Kanadaja ka një sistem shëndetësor publik i cili siguron “mbulim universal për shërbimet e kujdesit shëndetësor të nevojshëm mjekësor, në bazë të nevojës”, në vend të mundësisë për të paguar, thuhet në faqen e internetit të qeverisë.

213 mjekë të përgjithshëm, 184 specialistë, 149 mjekë rezidentë dhe 162 studentë mjekësorë duan që paratë e tyre të kthehen në sistem.

Burimi: CNBC 

Të fundit