Flash News

KRYESORE

Paguhet si këshilltar i Ramës, eksperti nga Venezuela: Për 32 vite, Shqipëria arrin të ardhurat e Gjermanisë

Paguhet si këshilltar i Ramës, eksperti nga Venezuela: Për 32

Në disa media në Shqipëri po reklamohet shumë një shkrim i Ricardo Hausmann, ekspert ndërkombëtar i ekonomisë, i publikuar në “Project Syndicate”, dhe ku flitet për “mrekullinë shqiptare” në zhvillimin ekonomik.

Hausmann thotë se kjo ‘mrekulli’ ka nisur pesë vite më parë, me ardhjen në pushtet të qeverisë së Edi Ramës.

“Leksioni për shtetet e tjera është i qartë. Suksesi përballë vështirësive ndodh kur qeveritë janë të vetëdijshme për telashet dhe dobësitë e tyre, mund të vendosin objektivat e tyre dhe kur kërkojnë pareshtur për mënyra për të arritur aspiratat e tyre”, shkruan Hausmman.

Por ‘Scan Tv’ raporton se Ricardo Hausmann është gjithashtu këshilltar i qeverisë shqiptare. Pra, personi që flet për ‘mrekullinë e Ramës’ në mediat e huaja, paguhet po nga Rama.

Këshilltari i Ramës është bindur se nëse Shqipëria ecën me këto ritme, brenda 32 vitesh do arrijë Gjermaninë në të ardhurat për frymë.

“Dikur Korea e Veriut e Europës nënë regjimin e diktatorit komunist Enver Hoxha, sot niveli i të ardhurave për frymë të Shqipërisë është sa 25% i atij të Gjermanisë. Nëse do të mbajë këtë normë rritjeje, ajo do të arrijë të ardhurat aktuale të Gjermanisë në 32 vite”, shkruan Hausmann.

Ricardo Hausmann ka mbajtur gjithashtu poste ministrore dhe ka drejtuar kompani të rëndësishme në Venezuelë, shtet që prej vitesh po përballet me krizë të madhe ekonomike dhe falimentim.

Të fundit