Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gent Gaba
Miratimi nga ana e mazhorancës, me 75 vota pro i ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe tjetërsimin e pronës publike nga njëra anë, sidhe mosdekretimi i ligjit nga ana e Presidentit të Republikë nga ana tjetër, mbyllën fazën e parë të kësaj përballjeje me një barazim. Në sport, si për shembull në futboll, barazimet vlejnë një pikë, ndërsa në politikë asnjë. Do të jetë muaji shtator ai në të cilin do të njihemi me fatin përfundimtar të Teatrit. Ndërsa numërimi mbrapsht në kalimin e të “dyzetave” që do të rindezin çështjen ka filluar, po ashtu kanë nisur të dalin në pah fakte të reja mbi natyrën e angazhimit të dy nga aktorëve që dolën në favor të shembjes së Teatrit.
I pari është Robert Ndrenika. Aktori i mirënjohur, pas piruetës me të cilën mohoi veten, kolegët dhe historinë e godinës, u kundërpërgjigj nëpërmjet një reagimi në Fejsbuk ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndrenika, në një regjistër tejet politik, midis të tjerash pohonte së kishte marrë “besën e shqiptarit” se Teatri i ri do të bëhet duke mos cenuar asnjë centimetër katror nga territori aktual. Nëse kjo deklaratë ka ngushëlluar fansat e aktorit, dhe fansat e shkeljes së Kushtetuës, ajo ka krijuar një farë angështie te të gjithë ata që, në këtë histori e panë “besën e shqiptarit” të prerë nga vetë Ndrenika i cili, vetëm një muaj më pare, lëshonte romuze kundër qeverisë në mbrojtje të Teatrit. Për të mos përmendur pasandaj se “besën” aktori e ka marrë nga një politikan që në vitin 2015 premtoi, përballë gjithë shqiptarëve, “zero ndërtime në Tiranë”, për t’u shndërruar më vonë në një “betonizator” të pamëshirshëm të Kryeqytetit.
Nëse Ndrenika u mjaftua me “besën e shqiptarit” për të kaluar ylberin; aktori i dytë, Gazmend Paja, duket se nga kjo histori pretendon të nxjerrë diçka më shumë. Sikurse raportoi Politiko.al ditën e djeshme, Paja është shumë pranë një metamorfoze, e cila e shndërron atë nga artist në “investitor strategjik” në brigjet e kristalta të Jugut të Shqipërisë. Duke përfituar nga afria e tij me mazhorancën në qeverinë qëndrore dhe vendore, aktori po kryen një shërbim mjaft të rëndësishëm në çështjen e Teatrit, në këmbim të të cilit i lipset një firmë që vlen jo pak, por miliona euro.
Sigurisht, pozicionet e Ndrenikës dhe Pajës janë krejt të ndryshme në këtë rast, sikurse është e tillë diferenca midis gënjeshtarit dhe të gënjyerit. Megjithatë “paja” që Gazmendi pret të marrë nga krushqia me mazhorancën duhet të shërbejë si leksion për ata që në këmbim presin “besën e shqiptarit”. E cila, si më sipër, duket sërisht e vobektë nëse kuptojmë se qëndrimi i Presidentit të Republikës, me nëntë urdhëresat juridike, ndanë në mënyrë të qartë se cila nga dy palët, pro dhe kundër prishjes, është në krahun e duhur të ligjit themelor të shqiptarëve, pra Kushtetutës. Për më tepër që konfliktet e interest, tashmë aspak të fshehta, apo naiviteti i shtirur përballë makutërisë së kolegëve grabitqarë, tregojnë se ata se s’janë duke shitur vetëm Teatrin, sepse ai nuk i përket aktorëve, por nderin e tyre.
Ndoshta mund të duket pak, përballë një “investimi strategjik”, por disa nuk kanë gjë tjetër veçse atë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38