Flash News

KRYESORE

Pak ditë pas inaugurimit të bujshëm, del jashtë funksionit aparatura e domosdoshme në QSUT

Vetëm pak ditë pas inaugurimit me shumë bujë, del jashtë funksionit një aparaturë e rëndësishme në Shërbimin Onkologjik në QSUT, akseleratori i dytë linear.

Lajmin e konfirmojnë për Politiko.al vetë pacientët në spitalin “Nënë Tereza”. Është pacientja me inicialet L.B, e cila tregon se bashkë me shumë gra të tjera paciente po presin në radhë që prej orëve të para të mëngjesit, pasi janë njoftuar se sotë do bëjnë rrezet.

Deri tani nuk dihet nëse nuk punon aparatura e vjetër, apo ajo që u inagurua pak ditë më parë.

Kujtojmë se akseleratori është një aparaturë e domosdoshme për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale dhe ekzistonin vetëm dy të tillë në QSUT. Akseleratori i dytë u inaugurua më datë 7 qershor, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Akseleratori i dytë linear erdhi si një investim prej 1.2 milionë euro i qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Atomike të Vjenës.

Të fundit