Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pak krishtërim e shumë pro-amerikanizëm; ja pse BE ia mbyll derën shqiptarëve e boshnjakëve
Milazim KRASNIQI/ gazeta Express
Dhënia e Çmimit Nobël për letërsi Peter Handkes, shkrimtarit austriak që ka qenë avokat i gjenocidit serb kundër boshnjakëve e kundër shqiptarëve, ka qenë paralajmërimi i qartë lidhur edhe me qëndrimin refuzues që do të mbante Bashkimi Europian ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.
Në Bashkimin Europian nuk pati reagime serioze ndaj vendimit skandaloz të Akademisë Suedeze të Shkencave, e cila faktikisht e shpërbleu një shkrimtar që ishte avokat i krimit të gjenocidit. E gjitha u paketua në emër të lirive estetike, të lirisë së shprehjes, të pavarësisë së Akademisë, të cilat u mbrojtën më shumë se sa viktimat e gjenocidit, ndaj të cilave Peter Handke jo vetëm që nuk ka treguar mëshirë, por ka shprehur mllef. Duke e mbrojtur të drejtën e Serbisë (pamfleti “Drejtësi për Serbinë”) Peter Handke ka injoruar viktimat e gjenocidit serb dhe ka apeluar për krijimin e Serbisë së Madhe, nën maskën e gjoja mbrojtjes së Jugosllavisë, saktësisht ashtu si e kishte konceptuar Sllobodan Millosheviqi.
Pse pati aq shumë heshtje e hipokrizi ndaj vendimit të Akademisë Suedeze për nderimin e Handkes në mbarë Bashkimin Europian? Arsyet e asaj heshtjeje dhe të atij injorimi fshehen në qëndrimin që mbajnë shumica e shteteve të Bashkimit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor.
Shumica e atyre shteteve, me Francën në krye, Ballkanin Perëndimor e konsiderojnë si një apendiks të Europës, si trup i huaj, në të cilin janë të kuptueshme e të lejueshme atavizmat dhe barbaritë. Meqë është rajon ku ka edhe popuj që konsiderohen si corpus alieni, sikundër janë boshnajkët dhe shqiptarët muslimanë, atëherë në këtë rajon nuk vlejnë të njëjtat standarde morale që vlejnë për pjesët e tjera të Europës po edhe të Ballkanit. Fjala vjen, Ballkani Lindor, me Rumaninë, Bullgarinë e Greqinë, janë rehatuar brenda Bashkimit Evropian, dy të parat pa i plotësuar fare kriteret e anëtarësimit. Ndërsa kriza financiare e Greqisë, faktikisht falimentimi i saj si shtet, u menaxhua me një kujdestari atërore (disamiliardëshe) nga fondet e strukturave të Bashkimit Europian. Greqinë vërtet e qortuan, si plangprishëse, çfarë ishte në të vërtetë, por me vendosmëri e shpëtuan.
Nuk mund të jetë rastësi që këto tre shtete të Ballkanit Lindor, të cilat u pranuan pa i plotësuar kriteret (Rumania e Bullgaria) e u rehabilituan me fonde marramendëse, (Greqia) janë shtete të krishtera.
Ndonëse Ballkani Perëndimor është shumë më afër Europës Perëndimore se sa Ballkani Lindor, ai mbeti i ngrirë në pritje absurde godoje. Nuk i ndihmoi asgjë deklarata e Selanikut e vitit 2003, nuk i ndihmoi Marrëveshja e Prespës, nuk i ndihmoi servilizmi proeuropian, nuk i ndihmoi asgjë. Prandaj, refuzimi francez ndaj Maqedonisë së Veriut dhe ndaj Shqipërisë për t’u dhënë datën e hapjes së negociatave, ishte refuzim i pritur dhe i logjikshëm dhe jo vetëm i Francës, po i shumicës së shteteve të BE-së. Po të mos i bllokonte Franca, do t’i bllokonte Hollanda, ose Danimarka, ose Gjermania vetë.
Faktikisht, Bashkimi Europian këtë rajon e konsideron jo vetëm të huaj, po edhe problematik e të pabesë. Në paranojën e Francës, Hollandës, Danimarkës, Spanjës, ose edhe të vetë Gjermanisë, ky rajon, në rend të parë shqiptarët e boshnjakët, jo vetëm që kanë një etiketë dyshimi për përkatësinë fetare të shumicës së popullsisë, por e kanë edhe një njollë ideologjike, meqë janë shumë proamerikanë. Veçmas Franca e ka tullusum këtë afinitet proamerikan të shqiptarëve.
Pra, i konsideron si jolojalë e të pabesë ndaj Europës, meqë flirtojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rrjedhimisht, ky ndëshkim francez përfshinë Shqipërinë, Kosovën po edhe Maqedoninë e Veriut, duke penalizuar shqiptarët për proamerikanizmin e tyre të hapur dhe antipansllavizmin poashtu të hapur.
Pra, meqë irritimi dhe mosbesimi francez ndaj Shteteve të Bashkuara është në rritje, Parisi ka filluar të flirtojë me Rusinë që të kundërbalancojë arrogancën amerikane, të mishëruar në presidentin vërtet arrogant, Donalld Trampin. Refuzimi francez ndaj Shqipërisë e ndaj Maqedonisë së Veriut, mund të shihet edhe si një shkelje e syrit nga ana e Parisit për Putinin, që të vazhdojë projektet bllokuese e destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Parisi ia ka mbyll Ballkanit dyert e integrimit, me çka i ka ekspozuar edhe më shumë ndaj influencës ruse. Afera me spiunin rus në Serbi, e cila tashmë po e tronditë edhe shtetin më vasal të Rusisë në Ballkan, është provë e sigurt se influenca ruse është në rritje dhe gjithnjë e më ambicioze. Kur të kihet para sysh se edhe influenca kineze është në rritje në Serbi, deri diku edhe në Shqipëri e në Maqedoninë e Veriut, kuptohet edhe më qartë se qëndrimi i Francës dhe i Bashkimit Europian është një sakrifikim i qëllimshëm i Ballkanit Perndimor, në stilin e ndyrë të Ponc Pilatit.
Pikërisht si një larje duarsh për lejimin e krimit, pas kësaj lëvizjeje bllokuese të Parisit zyrtar, u sponosrizua një tentativë për formimin e gjoja miniShengenit ballkanik, nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Në fakt, trilateralja e Novi Sadit vetëm sa e forcon pozitën hegjemone të Serbisë në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë partnerë joproporcionalë të Serbisë në këtë asociacion dhe nëse asociacioni zhvillohet, ato pashmangshëm do të shndërroheshin në satelitë të Serbisë. Nga ana tjetër, lidhja e këtyre tre shteteve, pashmangshëm e izolon Kosovën dhe e fut nën një presion edhe më të madh të ambicieve serbe për copëtimin e saj.
Mesazhi i Edi Ramës me një hartë të postuar në fejsbuk, ku Kosova ishte brenda Serbisë, e kishte të afishuar kërcënimin ndaj Kosovës, e cila do të gllabërohet nga Serbia. Në këtë kontekst, është e kuptueshme që ndikimi rus do të vinte duke u rritur në mbarë rajonin, për arsye se Rusia ka prezencë dhe influencë direkte në Serbi.
Qendra Humanitare në Nish, njësitë e armatosura të Gazpromit, varësia e armatës serbe nga armatimet ruse, përkrahja nga Rusia lidhur me pretendimet serbe ndaj Kosovës, spiunimi në nivelet e larta të armatës e të qeverisë serbe, tashmë e kanë shndërruar Serbinë në një shtet vasal të Rusisë. Prandaj, rritja e influencës serbe në Shqipëri e në Maqedoninë e Veiut, nëpërmjet miniShengenit, do ta rriste edhe influencën ruse në këto dy vende. Gjasat janë që ky zhvillim është i akorduar ndërmjet Francës e Rusisë. Por nuk e qartë pse u dha përkrahje edhe nga diplomati amerikan, Metju Pallmeri. Ndoshta ngase administrata e Trampit është bukur konfuze lidhur me Ballkanin Perëndimor.
Shija e hidhur e deklaratës së Xhon Bolltonit në Kiev, lidhur me mundësinë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, ende ngacmon secilin që di të mendojë politikisht.
Në tërë këtë injorim dhe konfuzion, qeveritë e Tiranës dhe të Prishtinës nuk janë pa kusure. Mesazhet që kanë dhënë lidhur me dialogiun dhe shkëmbimin e territoreve, u kanë shërbyer si alibi refuzuesve të integrimit. Ndërsa nxitja e konflikteve të reja nga Edi Rama, ndërmjet Tiranës e Prishtinës, janë duke i inkurajuar armiqtë tanë që të pretendojnë edhe më shumë. Nëse Kosova mbetet shtet i papërfunduar, e izoluar, e varfër, e goditur nga të gjitha anët, edhe nga Shqipëria, atëherë gjasat e armiqve për hakmarrje dhe madje për vënien të pikëpyetje të ekzistencës së saj, janë shumë serioze.
Pra, me bllokimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, idetë e nobelistit Peter Handke për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për zhdukjen e penguesve të saj, mund të dalin nga fejtonet dhe udhëpërshkrimet e tij e mund të bëhen realitet. Në atë rast edhe Franca do të gjente një rast të ri ta rimishëronte aleancën francezo-serbe, me ndonjë Kajmakçallan të ri, kësaj here jo kundër bullgarëve e gjermanëve, po kundër shqiptarëve e boshnajkëve.
Pastaj Makroni ekzisues ose ndonjë Makron i ri, njësoj i pispillosur, do të gjente ndonjë arsyetim që do ta mbulonte gjenocidin me një gjethe fiku, si në rastin e Sarajevës, që e pati bërë pararendësi i tij, Fransua Miterani. Peter Handke mund të shfrytëzohej si fatthënë, ose si njëfarë arsyetimi estetik për gjenocidin e radhës ndaj shqiptarëve e ndaj boshnjakëve. Më vonë do të shtohej një motiv i ri për miqësinë franko-serbe, në memorialin ekzistues në Kalemegdan, aniçka që do të përsëritej taktika e tokës së djegur në apendiksin e kontinentit, që për Francën dhe shumë kombe të tjera në Bashkimit Europian, thjesht është një corpus alienum.
**Titulli i Politiko.al. I autorit: Ballkani Perëndimor si “Corpus Alienum” në syrin me katarakt të Evropës plakë
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38