Flash News

KRYESORE

Më pak makina në qarkullim, nga sot policët me biçikleta

Punonjësit e policisë në zonat urbane në vijim do i shohim më shumë me biçikleta sesa me makina. Projekti suedez SCPA ka shpërndarë biçikleta për Punonjësit e Policisë së zonave urbane, në kuadër të forcimit të Policimit në komunitet.

Në ceremoninë që u mbajt sot në Elbasan, e pranishme ishte  Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko, Drejtori Vendor i Policisë, Altin Qato, përfaqësuesit e projektit SCPA, Ansi Shundi, këshilltari policor ndërkombëtar, Alexius Schubert, eksperti për menaxhimin strategjik, Ulrich Paul Dugas, në përbërje të ekipit menaxhues të programit SCPA.

Drejtori Vendor i Policisë, Qato, gjatë fjalës së tij ka shpjeguar të rejat e ristrukturimit të Drejtorisë si dhe ka vlerësuar dhurimin e biçikletave për punonjësit e Policisë së zonave urbane, çka do të sjellë ndihmesë dhe përmirësim në punën e tyre.

"Ne prej kohësh po punojmë me kolegët tanë të projektit suedez, të cilët unë dua t’i falënderoj, Hansin si drejtues,por edhe dy kolegët, gjithashtu edhe Arjanin. Kemi bërë shumë punë bashkë. E para kemi bërë gjithë studimin dhe analizimin e problemeve, kemi identifikuar gjithë problemet së çfarë nuk shkon në strukturë, kemi bashkëpunuar pët të dhënë zgjidhjet.

Ne e kemi shpjeguar edhe më parë, strukturën, ka një risi me shtimin e sektorëve të rinj. Shumë fokus kemi vendosur edhe tek policimi në komunitet dhe për këtë janë bërë procedurat pothuajse nga e para. Përveç këtyre, bashkë me kolegët kemi identifikuar disa probleme logjistike që janë të nevojshme. Zgjodhëm mjetin Biçikletë sepse e kuptojmë që ka një lloj shkëputjeje të Policisë me komunitetin. Ne kemi krijuar edhe një kontakt të fortë me Bashkinë për të ngritur zyrat e punonjësve tanë të Policisë sipas zonave të Policisë", u shpreh Qato.

Ndërsa zv. Ministrja e Brendshme u shpreh, “Dua të falënderoj edhe Projektin Suedez të Solicimit në Komunitet, i cili është duke asistuar si juve ashtu edhe neve në Ministrinë e Brendshme, në mënyrë që kjo reformë të jetë në linjë sigurisht edhe të prioritetit të kontrollit më të mirë të territorit dhe të marrëdhënies së re që duam të vendosim me qytetarët. Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të ruajmë të njëjtin ritëm reforme edhe në qytete të tjera. Elbasani është DVP e parë që po e zbaton këtë, por ne kemi shpresë sigurisht që ta implementojmë edhe në qytete të tjera”.

Kuko theksoi se primare është rritja e cilësisë së shërbimit të Policisë ndaj komunitetit, njohja nga komuniteti e Oficerëve të Policimit në komunitet dhe amrrëdhënia me aktorët e tjerë lokalë.

 

Të fundit