Flash News

KRYESORE

Pak muaj e priti me të gjitha nderimet, sot Edi Rama tallet me miliarderin arab

Pak muaj e priti me të gjitha nderimet, sot Edi Rama tallet me miliarderin

Princi arab, Alwaleed Bin Talal Bin Abdulaziz Alsaud zhvilloi në muajn gusht një vizitë zyrtare në Shqipëri ku u takua me zyrtarët më të lartë të vendit, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

Rama dhe Al-saud diskutuan për investimet në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë.

Por ndonëse e priti me të gjitha nderimet pak muaj më parë, kjo e nuk e ka penguar Ramën që të tallet me princin nga Arabia Saudite, i cili u arrestua para disa javësh nga autoritetet e vendit të tij.

“... i thashë atij sille në Dibër mbretëreshën e Britanisë dhe të shikojmë do i shtrijë këmbët sa jorgani britanik apo sa jorgani shqiptar... ishte shaka se mos na mërzitet Pandi (Majko) për mbretëreshën e Britanisë. Ishte në Britani ai se po të ishte në Arabinë Saudite do i thoja merr ndonjë nga ata princat që u arrestuan”, u shpreh Rama gjatë takimit me banorët e Dibrës.

 

Të fundit