Flash News

KRYESORE

Pak orë para finales, Luiz Ejlli përplaset me Adi Krastën: Kjo s’ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës. Skandal

Pak orë para finales, Luiz Ejlli përplaset me Adi Krastën: Kjo

Midis këngëtarit Luiz Ejllit dhe moderatorit Adi Krasta ka një konflikt që tashmë është bërë publik. Luizi konkurron në Festivalin e Këngës së bashku me Rezarta Smajën dhe do të jetë i pranishëm në finalen që drejtohet nga Krasta. Por, pak orë përpara nisjes së natës finale, Luizi ka reaguar ashpër ndaj moderatorit, i cili në netët e mëparshme ka refuzuar t’i përmend emrin, duke u fokusuar vetëm te Rezarta.

Për Luizin, ky është një skandal që nuk ka ndodhur as në kohën e diktatorit Enver Hoxha.

“Të dashur miq, poshtë keni tre video ku prezantuesi i festivalit të RTSH-së, Adi Krasta, nuk ma thotë emrin. Kjo s’ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës, çfarë prapavije ka kjo??? Ky është një skandal”, shkruan këngëtari.

Festivali i Këngës, këta janë finalistët që do kërkojnë sot çmimin e parë; mbeti jashtë një prej favoriteve 

Të fundit