Flash News

KRYESORE

Pak orë para protestës, opozita e bashkuar thirrje qytetarëve: Mosbindja civile, e vetmja rrugë për rrëzimin e Edi Ramës

Pak orë para protestës, opozita e bashkuar thirrje qytetarëve:

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga protesta e opozitës, e cila ka bërë thirrje për bllokimin e akseve nacionale, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i LSI kanë u kanë bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen aksionit.

Për kryeministrin Sali Berisha, ka ardhur koha për rrëzimin e qeverisë Rama: “Edi Rama urren dhe perçmon qytetaret. Ai duhet rrezuar sa me parë!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentarë të LSI, Petrit Vasili i bëri thirrje policisë që të mos i provokojë qytetarët.

“Çdo lloj marrëzie mund të ndodhi. Siç ndodhi në Kukës mund të ndodhë prapë. Nëse policia e ka zgjidhur që të hyjë në konflikt me të gjithë qytetarët le të hyjë. Nëse e mendon se me 8 mijë trupa t'u kundërvihet mijëra qytetarëve le t'u kundërvihet. Kjo polici ka rekorde negative”, ka pohuar Vasili në Ora News.

Të fundit