Flash News

KRYESORE

Pak orë pas protestës, Arta Marku i shkon në zyrë Edi Ramës, ç’po diskutohet?

Rreth shtatë orë pas protestës së opozitës, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka mbërritur në një takim në kryeministri.

Makina e saj  me targë AA747VA është parë sot rreth orës 09.00 të mëngjesit në hyrje të godinës së kryeministrisë.

Nuk dihet se me kë është takuar zonja Marku, por kujtojmë se kjo vizitë vjen pak orë pas protestës së opozitës, e shoqëruar me momente tensioni, përfshirë edhe arrestimin e dhunshëm të Sahit Dollapit, Sekretari Organizativ i PD.

Aktualisht, ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të lirë, për shkak të plagëve të shkaktuara nga policia gjatë arrestimit.

Po ashtu, pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa kjo e fundit përdori gaz lotsjellës ndaj qytetarëve, duke shkaktuar probleme me frymëmarrjen edhe ndaj banorëve të zonës apo qytetarë të tjerë që nuk ishin pjesë e protestës.

Po ashtu, gjatë natës ka patur edhe një sërë arrestimesh, ndërsa opozita ka paralajmëruar sërish protestës sot te Drejtoria e Policisë.

Të fundit