Flash News

KRYESORE

Pak para arrestimit, ish-presidenti i Perusë qëllon veten me armë

Pak para arrestimit, ish-presidenti i Perusë qëllon veten me armë

Alan Garcia, ish-presidenti i Perusë ka vrarë veten pak para se policia të arrinte në shtëpinë e tij për ta arrestuar lidhur me akuzat për ryshfet. BBC raporton se ish presidenti e qëlloi veten në qafë.

Kompania braziliane e ndërtimit ‘Odebrecht’ e ka akuzuar për marrje ryshfeti. Hetuesit thonë se ai mori ryshfet nga kompania gjatë mandatit të tij të dytë, lidhur me një projekt të ndërtimit të linjës së metrosë në kryeqyte.

Garcia ka thënë se ai është viktimë e persekutimit politik. Alan Garcia ishte president nga viti 1985 deri në vitin 1990, ndërkaq fitoi edhe një mandat tjetër pesëvjeçar në vitin 2006 deri më 2011.

Të fundit