Flash News

KRYESORE

Pak para protestës, Basha mbledh grupin parlamentar të PD-së

Pak para protestës, Basha mbledh grupin parlamentar të PD-së

Ditën e sotme në oorën 09:30 do të nisë protesta e PD-së dhe PS-së para Parlamentit. Kreu i PD-së Lulzim Basha, po zhvillon një takim me grupin parlamentar të kësaj force politike.

PD dhe LSI kanë paralajmëruar se do të përdorin çdo mjet demokratik për të penguar zgjedhjen e kryeprokurorit politik nga ana e kryeministrit Rama.

"Nëse Edi Rama e çon deri në fund puçin kushtetues, duhet të dijë se kostoja e përballjes do të jetë e madhe, për goditjen që do t’i japë stabilitetit në vend. Ne nuk do ta pranojmë asgjësimin e reformës në drejtësi dhe që shqiptarët mezi e presin. Nesër bashkohemi për këto qëllime të mëdha për të mbrojtur kushtetutën dhe drejtësinë, reformën në drejtësi", u shpreh Basha dje teksa i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen kundër kryeprokurorit politik. 

 

Të fundit